MENU
klinika

Njoftimi

Drejtësia ndahet ‘më dysh’/ Studentët duan mësim… dhe bojkot

30.01.2019 - 08:37

Sot, studentët e Fakultetit të Drejtësisë në UT të cilët duan të zhvillojnë mësim, do të ketë mundësi t’i ndjekin leksionet e seminaret në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Njoftohet i gjithë personeli akademik dhe studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës, se nesër në datë.30.01.2019, ora 14.00, rifillon procesi mësimor në ambjentet e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’”, thuhet në një njoftim të Fakultetit të Drejtësisë.

Prej ditësh, një grup studentësh kanë bllokuar fakultetin e Drejtësisë, duke zgjedhur të protestojnë aty, për plotësimin e kërkesave që kanë shtruar prej kohësh.

Më herët gjatë kësaj të marte, ka qenë Dekani i Fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha, i cili ka njoftuar se mësimi për studentët e fakultet që ai drejton do të nisë në një nga gjimnazet e Tiranës.

Në Fakulteti e Drejtësisë, së fundmi, ka pasur tensione dhe përplasje mes grupeve të studentëve, pasi janë ndarë në ata që duan të vijojë mësimi dhe në ata që duan të vijojë bojkoti.