MENU
klinika

40% e shqiptarëve tymosin

Duhanpirja, jemi ndër pesë të parët në Botë

18.01.2019 - 12:36

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë.  40% të popullsisë së rritur, që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%. Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e kosnumojnë cdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat.

Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andora. Vlerësohet se, në vendin tonë, konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit. Nga ana tjetër, vkerësohet se, më shumë se 1000 fëmijë, të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Kosto ekonomike e duhanpirjes në vendin tonë vlerësohet se mund të shkojë deri në 1 miliard dollarë.

SYDNEY, AUSTRALIA – AUGUST 01: In this photo illustration a man smokes on August 1, 2013 in Sydney, Australia. In a plan announced today, the government will increase the excise on tobacco by 12.5 per cent annually over the next four years, raising over AUD$5 billion. The hike is estimated to increase the cost of cigarettes by AUD$5 by 2016, and is the first increase in the tobacco excise since 2010. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)

Vendi ynë etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut.

Për sa i përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47% e vlerës së një pakete cigaresh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ashpërsohet ligji anti-duhan

Shitja e cigareve, me licencë të veçantë