MENU
klinika

Konflikt interesi

Dy procese gjyqësore paralele për ‘Velierën’ e Durrësit

18.01.2019 - 21:33

Projekti i Velierës që synonte transformimin e qendrës së Durrësit mbetet ende i hapur me dy procese paralele, në Gjykatën Administrative dhe atë të Apelit.

Përveç problematikave të diskutuara prej dy vitesh në kuadër të këtij projekti, avokatja Mirela Jorgo thotë se gjyqtari i çështjes është në konflikt të plotë interesi.

mirela jorgo-konica.al

“Çështja i ka rënë gjyqtarit Arben Vrioni. Unë kërkova ndryshim të gjyqtarit sepse është në konflikt interesi. Familja Vrioni është trashëgimtar i një pjese të projektit Veliera, që është pjesa e truallit të Gjykatës Administrative shkalla e parë në Durrës dhe një pjesë në vijë gjatësore me projektin Veliera”.

Një tjetër problematikë e denoncuar nga avokatja është dhe dëmshpërblimi i pronarëve që janë prekur nga Veliera.

Kjo çështje vijon të tërheqë vëmendjen për shkak të denoncimeve për prekjen e zonës arkeologjike, shpërdorimin e detyrës apo korrupsionit në instanca të larta.