MENU
klinika

Detajet

Dyfishohen çmimet dentare? Reagon Autoriteti i Konkurrencës

25.01.2019 - 11:21

Sot ka ardhur reagimi i Autoritetit të Konkurrencës, pas vendimit të Urdhrit të Stomatologut për të rritur pothuajse me dyfish çmimet për shërbimet dentare.

Ky institucion shprehet përmes një deklarate se po kontrollon këtë akt normativ të marrë nga vetë urdhri nëse ka shkelje apo jo bazuar në parashikimet ligjore.

“Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

stomatologjia me lazer-konica.al

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.

Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.”, thuhet në njoftim.