MENU
klinika

Zbulojini!

Trupi juaj prodhon proteina jonormale të rrezikshme

23.01.2019 - 15:44

Amiloidoza është një sëmundje e rrallë që ndodh kur një substancë e quajtur amiloid prodhohet në organe. Amiloidi është një proteinë jonormale që prodhohet në palcën e eshtrave dhe mund të depozitohet në çdo ind ose organ.

Amiloidoza mund të ndikojë në organe të ndryshme në njerëz të ndryshëm, dhe ka lloje të ndryshme të amiloidit. Amiloidoza shpesh ndikon në zemër, veshka, mëlçi, shpretkë, sistemin nervor dhe traktin e tretjes. Amiloidoza serioze mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.

Nuk ka shërim për këtë sëmundje. Por trajtimet mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat dhe të kufizoni prodhimin e këtyre proteinave.

proteinat jonormale-konica.al

Simptomat:

Mund të përjetoni shenja dhe simptoma të sëmundjes derisa gjendja të përmirësohet. Shenjat dhe simptomat varen se cilin nga organet kanë prekur.

Shenjat dhe simptomat e amiloidozës mund të përfshijnë:

-Ënjtje e këmbëve dhe duarve;

-Lodhje dhe dobësi;

-Frymëmarrje të shkurtëra;

-Ndjesi shpimi ose dhimbje në duar ose këmbë, sidomos dhimbje në kycin e dorës;

-Diarre, ndoshta me gjak, ose kapsllëk;

-Humbje të padëshirshme në peshë;

-Zmadhimi i gjuhës;

-Njolla në lëkurës;

-Rrahje zemre e parregullt;

-Vështirësi në gëlltitje;

Këshilloni me mjekun nëse keni vazhdimisht ndonjë nga shenjat ose simptomat që lidhen me Amiloidozën.

Shkaqet:

Në përgjithësi, amiloidoza shkaktohet nga ndërtimi i një proteine jonormale të quajtur amiloid. Amiloidi prodhohet në palcën e eshtrave dhe mund të depozitohet në çdo ind ose organ. Shkaku specifik i gjendjes varet nga lloji i Amiloidozës që keni.

Ekzistojnë disa lloje të amiloidozës, duke përfshirë:

* Amiloidoza AL është lloji më i zakonshëm dhe mund të ndikojë në zemrën, veshkat, lëkurën, nervat dhe mëlçinë. Amiloidoza AL ndodh kur palca e eshtrave prodhon antitrupa anormale që depozitohen në inde duke punguar funksionin normal të organeve .

*Amiloidoza AA kryesisht ndikon në veshkat por herë pas here dhe traktin e tretjes, mëlçinë ose zemrën. Kjo ndodh në rastet e sëmundjeve kronike infektuese ose inflamatore, të tilla si artriti reumatoid ose sëmundja e zorrëve inflamatore.

* Amiloidoza e trashëguar ose familjare është një çrregullim i trashëguar që shpesh ndikon në mëlçinë, nervat, zemrën dhe veshkat.

*Amiloidoza e lidhur me dializën zhvillohet kur proteinat në gjak depozitohen në kyce duke shkaktuar dhimbje dhe lëngje në nyjet e trupit.

Faktorët e rrezikut:

Çdokush mund të preket. Faktorët që rrisin rrezikun përfshijnë:

Mosha: Shumica e njerëzve të diagnostikuar me AL, lloji më i zakonshëm, janë midis moshave 60 dhe 70 vjec, edhe pse fillon më herët.

Sëmundje të tjera: Sëmundja kronike infektuese ose inflamatore rrit rrezikun e amiloidozës AA.

Historia familjare: Disa lloje të amiloidozës janë të trashëguara.

Dializa e veshkave: Dializa nuk mund të heqë gjithnjë proteina të mëdha nga gjaku. Nëse keni bërë dializë, proteinat jonormale mund të krijohen në gjak dhe përfundimisht të depozitohen në inde. Kjo gjendje është më pak e zakonshme me teknikat moderne të dializës që përdoren në ditët e sotme.

Komplikimet:

Komplikimet e mundshme të varen se nga cilat organe janë prekur. Amiloidoza mund të dëmtojë seriozisht:

Veshkat- Amiloidi mund të dëmtojë sistemin e filtrimit të veshkave, duke shkaktuar që proteinat të rrjedhin nga gjaku në urine

Zemrën- Amiloidi ul aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në. Nëse amiloidoza ndikon në sistemin elektrik të zemrës, ritmi i zemrës mund të jetë i crregullt.

Sistemi nervor- Mund të përjetoni dhimbje, mpirje ose ndjesi shpimi të gishtërinjve ,mungesë ndjesie ose ndjesi djegieje në gishtat e këmbëve ose thembra. Nëse amiloidi ndikon në nervat që kontrollojnë funksionin e zorrëve, mund të keni periudha kapsllëku dhe diarre.

Nëse gjendja ndikon në nervat që kontrollojnë presionin e gjakut, mund të përjetoni marramendje ose zbehje kur vraponi ose ecni shumë shpejt.