MENU

Parashikimi i FMN-së

Ekonomia botërore do të rritet më pak

22.01.2019 - 15:08

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli projeksionet e rritjes së ekonomisë botërore për vititn 2019 dhe 2020. Parashikimet u ulën, në 3.5% dhe 3.6% dhe arsyeja kryesore është pesimizmi tregjet financiarë.

Fondi bëri të ditur se rritja ekonomike do të jetë 0.2% më e ulët  këtë vit dhe 0.1% në rënie për 2020-ën, krahasuar me projeksionet e muajit Tetor.

Në veçanti, rritja e ekonomive të zhvilluara pritet të ngadalësohet nga 2.3% në 2018-ën, në 2% këtë vit dhe 1.7% në tjetrin. Bota në zhvillim do të pësojë gjithashtu ngadalësim këtë vit, përpara se të rifitojë vrull në vitin 2020.

Fondi projektoi një rritje me 6.6% të ekonomisë kineze për vitin 2018, që ishte e njejtë me treguesin  e publikuar nga zyra e statistikave në Kinë.

Ndërkohë që rritja ekonomike botërore po ngadalësohet, FMN argumenton se prioriteti në politika duhet të jetë rritje e perspektivës afatmesëm dhe zgjerimi i përfshirjes ekonomike.

FMN këshillon rritje të bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar si edhe optimizim të politikave të brendshme, përfshirë rritjen e produktivitetit, diversifikimin e strukturave të industrisë, rritjen e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore dhe trajtimin e borxhit.

Ulja e projeksioneve u lajmërua nga shefja e ekonomistëve të FMN, Gita Gopinath,  përpara takimit vjetor në Davos që do të zhvillohet këtë javë.