“Të merren masa për uljen e normës së emigracionit”, kjo është thirrja që FMN i ka drejtuar qeverisë shqiptare, duke theksuar se emigracioni është një plagë e ndjeshme për Shqipërinë dhe se rritja e tij është një rrezik për ekonominë vendase.
“Theksojmë që të arrish një gjë e tillë duhet të përmirësohet klima e të bërit biznes, të forcohet lufta ndaj korrupsionit dhe të përmirësohen shërbimet publik“, shkruhet në raportin e fundit të FMN.
Fenomeni i rritjes së emigracionit në vend shihet si një rrezik për ekonominë, ndaj FMN i bën apel qeverisë shqiptare të merren masa.
Në raport theksojhet se autoritetet duhet të përfundojnë sa më shpejtë reformën gjyqësore dhe të zbatojnë përpjekje të forta kundër korrupsionit.
Sipas FMN informaliteti shumë i përhapur në ekonominë shqiptare është shqetësues dhe duhet të zbatohet një sistem i thjeshtë tatimor.
“Kjo kërkohet që të rritet mbledhja e taksave dhe gjithashtu kërkohet që qeveria të rrisë cilësinë e shërbimeve publike“, vijohet më tej në raport.
Teksa ka publikuar shifrat e shqiptarëve që emigrojnë jashtë vendit, INSTAT ka rënditur edhe pesë faktorë që ndikojnë në rritjen e emigracion1it drejt BE-së.
Sipas shifrave të INSTAT, rreth 1.5 mln shtetas shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit.
Cilët faktorët që ndikojnë në rritjen e emigracionit?
-Mundësia për të punuar jashtë vendit 85%
-Bashkim familjar 4.6%
-Papunësia në Shqipëri 4.2%
-Për të studiuar jashtë 3.5%
-Faktorë të tjerë 3.6%