MENU
klinika

Nga The Economist

Eksperimentet e rrezikshme të Kinës…

11.01.2019 - 14:10

Njëqind vjet më parë një valë protestash studentësh tronditën qytetet e mëdha të Kinës. Të dëshpëruar për të ndryshuar, udhëheqësit e Lëvizjes së 4 Majit donin të shpërndanin konfucianizmin dhe të kishin dinamizmin e Perëndimit.  Krijimi i Kinës moderne do të ndodhte, sipas tyre, duke rekrutuar “Znj. Shkenca” dhe “Znj. Demokraci”.

Sot, vendi që studentët e 4 Majit e ndihmuan të formohej, është më shumë se kurrë i konsumuar nga ideja e madhështisë kombëtare.

Zbritja e një anije kozmike në Hënë më 3 janar, ishte një shenjë e ambicies së saj të lartë.

Mes rivalitetit në rritje midis Kinës dhe Amerikës, shumë nga Perëndimi kanë frikë se Kina dhe Xi Jinping do të kenë sukses.

Nuk ka asnjë dyshim për vendosmërinë e presidentit Xi. Shkenca moderne varet nga paratë, institucionet dhe mençuria. Pjesërisht për shkak se qeveria kineze i zotëron të treja, Kina ka patur një sërë arritjesh shkencore. Ajo ka shpenzuar shumë miliarda dollarë për pajisje për të zbuluar materien e errët dhe neutrinotet. Cilësia e hulumtimeve amerikane ka mbetur më e lartë, por Kina po ia zë vendin, duke përbërë 11% të punimeve më me ndikim në vitet 2014-2016.

Perspektiva e teknologjisë së lartë të Kinës alarmon politikanët perëndimorë dhe jo vetëm për shkak të armëve të reja që do të zhvillohen. Qeveritë autoritare kanë një histori të përdorimit të shkencës për të shtypur popullin e tyre. Kina tashmë përdor teknikat e tij si njohja e fytyrës për të monitoruar popullsinë e saj në kohë reale. Bota pas disa kohësh mund të shohë Kinën që përpiqet të zgjerohet gjenetikisht, nn mënyrë jashtëzakonisht të frikshme.

Këto frikëra janë të justifikuara. Një superfuqi shkencore është me të vërtetë frikësuese.

Por, le të marrim anën pozitive, bota do të përfitojë shumë nga përpjekjet e Kinës. Për më tepër, shkenca lulëzon më shumë me bashkëpunim dhe shkëmbim idesh.

Megjithatë, mendimi kritik, skepticizmi, empirizmi dhe kontaktet e shpeshta me kolegët e huaj të shkencëtarëve kërcënojnë autoritarët, të cilët mbijetojnë duke kontrolluar atë që njerëzit thonë dhe mendojnë.

Disa në Perëndim mund të ndjehen të kërcënuar nga përparimet e Kinës në shkencë. Por, ata duhet të kuptojnë që bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të siguruar që shkenca kineze është transparente. Ajo mund të nxisë edhe Fang tjetër.

Vështirë  të imagjinohet, por presidenti Xi mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: të mbetet prapa, ose t’u japë shkencëtarëve të tij lirinë që kanë nevojë dhe të marrë parasysh pasojat pasojat. Pra, mesa duket, ai po zhvillon një eksperiment të rrezikshëm./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një provincë e shkëputur e Kinës"

Kina luftë për të marrë Tajvanin?