MENU
klinika

Detajet

Emri/ Ky është prefekti i ri i Elbasanit

16.01.2019 - 09:57

Në një takim ku merrnin pjesë Kryetarët e Bashkive të Qarkut të Elbasanit, prefektët e disa qarqeve të vendit, nënprefektë dhe drejtorë të drejtorive, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla prezantuan prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Lleshi dhe Balla uruan prefektin e ri për detyrën duke mos kursyer vlerësimet për prefektin në largim. Lleshaj vuri në dukje detyrën e rëndësishme të prefektit si përfaqësues direkt i qeverisë.

Menjëherë pas marrjes së detyrës prefektit të ri do ti duhet të përballet me kushtet e vështira të motit dhe disa zona të qarkut të Elbasanit.

Vlerësime për bashkëpunimin me Malajn dhe besim për ecurinë e mëtejshme nën drejtimin e Llatja, shprehu edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ish prefekti Maksim Malaj sipas ministrit Lleshaj do emërohet në një tjetër detyre të rëndësishme.