MENU
klinika

Anketa e Bloomberg

Euro mbijeton edhe dy dekada

21.01.2019 - 12:58

Euro do të mbijetojë të paktën edhe dy dekada të tjera, sipas një sondazhi të Bloomberg. Thuajse 80% e të anketuarve parashikojnë që euro do të mbijetojë, ndërkohë që pasojat e një vendi anëtar që të dalë nga euro do të jenë më të këqija se sa ato që po vëzhgohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg, krizat financiare që prej nisjes së valutës detyruan qeveritë që të fuqizojnë themelet.

Por, ndërkohë që valuta feston 20 vjetorin në 2019-ën, shumica e të ankeutarve paralajmëruan për optimizmin e tepërt, veçanërisht pas fushatave populiste në të gjithë rajonin, që synonin daljen nga blloku i valutës së përbashkët.

Sipas analistëve të Dekabank, euro mund të konsiderohet gjerësisht një sukses dhe nëse ka progres në përfundimin e unionit bankar dhe të tregjeve të kapitalit, përfitimet e përdorimit të euros do të rriten mëtej. Sipas analistëve, është e rëndësishme që të garantohet se zhvillimet ekonomike apo financiare të mos detyrojnë kurrë një vend që të dalë nga blloku i valutës.

Thuajse 80% e të anketuarve parashikojnë që euro do të mbijetojë. Sipas analistëve, pasojat e një vendi anëtar që të dalë nga euro do të jenë më të këqija se sa ato që po vëzhgohen në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas ekonomistëve të Intesa Sanpaolo, euro është e pakthyeshme, pasi dalja nga valuta përbën një proces të kushtueshëm që asnjë vend nuk do të donte ta ndërmerte.

Të anketuarit nga Bloomberg besojnë se Greqia dhe Italia kanë qenë kandidatët me më shumë gjasa për daljen nga valuta, duke e vështirësuar mbijetesën e euros. Por, suksesi i eksperimentit monetar të rajonit varet nga Parisi dhe Berlini. Sipas analistëve, nëse Franca dhe Gjermania nisin konfliktet, atëherë, eurozona do të merrte fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN