Ditët e kalojnë dhe Eurovision i 2019-ës vazhdon të marrë formë. Së fundmi këngëtarët kanë mësuar edhe natën se kur do të këndojnë në eventin më të rëndësishëm të muzikës në Europë.
Faqja zyrtare e “Eurovision” në “Instagram” ka publikuar listën e shteteve që do të konkurrojnë në dy netët gjysmë finale. Pas fitores së Izraelit vitin e kaluar, “Eurovision” do të zhvillohet në Tel Aviv.
Radha se kur do të këndojë secili këngëtar do të përcaktohet në pranverë, por mbrëmë është publikuar lista se në cilën nga netët gjysmëfinale do të këndojë secili shtet.
Sa i përket Shqipërisë, e cila këtë vit do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Kthehju Tokës”, do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese.
Gjysmëfinalja e parë
Sllovenia
Bjellorusia
Çekia
Mali i Zi
Qipro
Serbia
Finlanda
Polonia
Hungaria
Estonia
Portugali
San Marino
Islandë
Gjeorgji
Australi
Belgjikë
Ukrainë
Greqi
Gjysmëfinalja e dytë
Zvicër
Suedi
Iralndë
Moldavi
Letoni
Rumani
Danimarkë
Armeni
Shqipëria
Azerbajxhan
Maqedoni
Norvegji
Rusi
Holandë
Kroaci
Lituani
Maltë