MENU
klinika

Detajet

“Falsifikoi certifikatën”/ Anëtari i KPK-së para prokurorisë

29.01.2019 - 12:17

Pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes, prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj.

Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për anëtarin e KPK, i cili pritet të paraqitet të enjten në orën 15:00 për të dëshmuar.

Sipas PD, “dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.

Në fazën aktuale të Vettingut, publikimi dokumenteve që vënë në pikëpyetje moralin e anëtarëve të Vettingut ngre pikëpyetje për gjithë trupën e anëtarëve të komisioneve të verifikimit.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën