MENU
klinika

Apnea e gjumit

Fëmija juaj nuk fle i qetë? Ky mund të jetë shkaku!

22.01.2019 - 15:04

Apnea e gjumit është kur një person ndalon frymëmarrjen gjatë gjumit. Zakonisht ndodh sepse diçka e pengon ose bllokon rrugët e frymëmarrjes. Kjo quhet apnea obstruktive e gjumit.

Apnea obstruktive e gjumit (OSA) mund të bëjë që nivelet e oksigjenit të trupit të bien dhe të ndërpresin gjumin. Apnea e gjumit e pa trajtuar mund të çojë në problem tek të mësuarit, sjelljen, rritjen dhe problemet e zemrës.

Çfarë shkakton apnea obstruktive të gjumit?

Kur flemë, muskujt tanë qetësohen. Kjo përfshin edhe muskujt në pjesën e pasme të fytit që ndihmojnë në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të hapura. Në apnean obstruktive, këto muskuj mund të relaksohen shumë dhe të varen duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë të vështirë për të marrë frymë.

femija nuk fle i qete-konica.al

Shkaqet që mund ta shkaktojnë apnean e gjumit përfshijnë:

-Një histori familjare të këtij crregullimi;

-Mbipeshë;

-Kushtet mjekësore të tilla si sindroma Down ose paralizë cerebrale;

-Problemet e gojës, nofullës ose fytit që ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes;

-Një gjuhë e madhe, e cila mund të bjerë prapa dhe të bllokojë rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit;

Cilat janë shenjat dhe simptomat e apneas obstruktive të gjumit?

Kur ndalon frymëmarrja, nivelet e oksigjenit ulen dhe nivelet e dioksidit të karbonit rriten. Kjo zakonisht ngacmon trurin për të na zgjuar dhe të marrim frymë. Pjesën më të madhe të kohës, kjo ndodh shpejt dhe ne vazhdojmë të flemë direkt, pa e ditur që u zgjuam.

femija nuk fle i qete-konica.al

Shenjat e apneas obstruktive gjumit tek fëmijët përfshijnë:

-Gërhitje, shpesh me pushime;

-Frymëmarrje e rëndë gjersa fle;

-Gjumë shumë të shqetësuar dhe duke fjetur në pozicione të pazakonta;

-Urinim i pavetëdijshëm;

-Përgjumje gjatë ditës ose probleme të sjelljes;

-Trembjet ne gjumë;

Për shkak të vështirësisë për të fjetur mirë gjatë natës, fëmijët mund të kenë vështirësi të zgjohen në mëngjes, janë të lodhur ose të bien në gjumë gjatë ditës, kanë vështirësi në përqendrim ose janë hiperaktiv.

Si rezultat, apnea obstruktive e gjumit mund të dëmtojë ecurinë në shkollë.

Si është diagnostikuar apnea e gjumit obstruktiv?

Bisedoni me mjekun nëse fëmija:

-Bën gjumë të shqetësuar;

-Bie në gjumë gjatë ditës;

Ka shenjat e tjera që përmendëm më sipër

Mjeku mund t’ju referojë tek një specialist i gjumit ose të rekomandojë studimin e gjumit.

Studimet e gjumit janë pa dhimbje dhe pa rrezik, por fëmijët zakonisht duhet të kalojnë natën në një spital.

Gjatë një studimi të gjumit, mjekët kontrollojnë:

-Lëvizjet e syve;

-Ritmin e zemrës;

-Modelet e frymëmarrjes;

-Valet e trurit;

-Nivelet e oksigjenit në gjak;

-Nivelet e dioksidit të karbonit;

-Gërhitjet dhe zhurma të tjera;

-Lëvizjet e trupit dhe pozicionet e gjumit;

Girl napping on pregnant motherís lap

Trajtimi:

Kur apnea e gjumit obstruktiv është e butë, mjekët mund të kontrollojnë gjumin e fëmijës për një kohë të caktuar, për të parë nëse simptomat përmirësohen para se të vendoset për trajtim.

Kur apnea shkaktohet nga bajamet e zmadhuara, mjekët i referojnë familjet tek një mjek i fytit i cili mund të rekomandojë:

-heqja e bajameteve;

-largimin e adenoideve të mëdha;

Këto operacione shpesh janë trajtime efektive për apnean obstruktive të gjumit.

Kur pesha e tepërt shkakton apnean e gjumit, është e rëndësishme të punoni me një mjek për ndryshimet në dietë, stërvitjen dhe metoda të tjera të sigurta për humbje peshe.