Pak ditë më parë në Angli, dy shqiptarë janë arrestuar dhe tani po përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një i tretë është ende në kërkim nga policia.
Ata u vunë në pranga për akuzën e prodhimit dhe rritjes së lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve, autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët. Ndërkaq identiteti i tyre nuk bëhet me dije.
Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.
Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.
“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie.
Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa.