MENU
klinika

“The Marvelous Mrs.Maisel”

Filmi “Black Panther” dominon SAG Awards

28.01.2019 - 14:22

“Black Panther” dhe “The Marvelous Mrs.Maisel” ishin fituesit më të mëdhenj, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards”, që është njëra nga ngjarjet më të mëdha të filmit dhe televizionit.

Aktori i njohur, Rami Malek me rolin e tij në filmin, “Bohemian Rhapsody” u zgjodh si aktori më i mirë mashkull, ndërsa çmimin e aktores më të mirë e rrëmbeu, Glenn Close me rolin e saj në filmin “The Wife”.

Çmimet në kategorinë e filmave:

Aktori më i mirë: Rami Malek, “Bohemian Rhapsody”

Aktorja më e mirë: Glenn Close, “The Wife”

Aktori më i mirë në rolin mbështetës: Mahershala Ali, “Green Book”

Aktorja më e mirë në rolin mbështetës: Emily Blunt, “A quiet Place”

Filmi “Black Panther” rrëmbeu dy çmime në kategoritë: “Performanca më e jashtëzakonshme e aktorëve” si dhe “Performanca e jashtëzakonshme e një ansambli”.

Çmimet në televizion: Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore në një film televiziv ose mini-seri: Patricia Arquette, “Escape at Dannemora”. Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një seri drame: Jason Bateman, “Ozark”. Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri drame: Sandra Oh, “Killing Eve” Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një seri komedi: Tony Shalhoub, “The Marvelous Mrs. Maisel”.

Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri komedi: Rachel Brosnahan, “The Marvelous Mrs. Maisel” Performanca e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri drame: “This Is Us” Performanca e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri komedi: “The Marvelous Mrs. Maisel” Performanca e jashtëzakonshme veprimi nga një ansambël në një seri komedi ose drame: “Glow”.

Këtë vit u shënua 25-vjetori i kësaj ceremonie që u mbajt në qytetin Los Angeles.