Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 22 vite burg pasi është konsideruar si organizator i një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës.
Korrierët e grupit kriminal që shqiptari drejtonte, u arrestuan në disa zona të Italisë si përkatësisht në Milano, Firence apo Reggio Emilia. Grupi i bllokuar për trafikimin e kokainës dhe heroinës ka ushtruar aktivitetin kriminal deri në fund të qershorit 2006.
Sipas të dhënave, grupit iu konfiskua 10 kg heroinë, 2 kg kokainë si dhe një kilogram hashash.
Shqiptari me iniciale F.A nuk ka pasur anjëherë dijeni për dënimin sepse ai aktualisht jeton në Shqipëri.
Pasi Gjykata e Shkallës së Parë, dha dënimin përkatës të konfirmuar në apel, tani ka një gjykim të ri për 38-vjeçarin.
Gjykata pranoi kërkesat e avokatit të 38 tij , ku kërkohej edhe një proces i ri gjyqësor.
Sipas mediave Italiane,në aktivitetin kriminal kanë qenë të përfshirë edhe vëllezërit e tij.
Nga ana tjetër, hetuesit bëjnë të ditur se nëpërmjet përgjimeve, zbuluan se 38-vjeçari ishte në dijeni të urdhrit të lëshuar ndaj tij, por gjatë kësaj kohe kanë qenë duke punuar për të siguruar para me qëllim që të paguanin avokatët e të arrestuarve të tjerë të grupit.