MENU
klinika

Statistikat e Fundvitit

Fluks importesh, cilat mallra tërhiqen në Shqipëri?

09.01.2019 - 12:35

Shqipëria tani përballet me sfidën e re të rritjes së aftësive konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe me synimin për hyrjen në Bashkimin Evropian. Siç dihet, një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në rritjen ekonomike të një vendi dhe që pasqyron rritjen e aftësisë konkurruese është tregëtia e jashtme ose siç thuhet ndryshe eksporti.

Sa i përket shkëmbimeve tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %) dhe Kina (6,4 %).

Shqipëria është një vend kryesisht importues, që importon më shumë sesa eksporton. Në vitin 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %. Krahasuar me vitin 2016 edhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me vitin 2016.

Rrjedhimisht vendi ynë është në kushtet e një deficit tregtar. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me vitin 2016. Deficiti tregtar i muajit dhjetor është 39 mld lekë, duke u rritur me 14,2 %, krahasuar me dhjetor 2016 dhe me 32,5 %, në krahasim me nëntor 2017.

Sipas Instat gjatë këtij viti, importet janë rritur me 8,1 % krahasuar me 2016. Të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve. Grupet që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +32,3%, “Tekstile dhe këpucë” me +9%, “Produkte kimike dhe plastike” me +10,8%.

Ndërkohë përgjatë vitit 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me vitin 2016, janë: Italia me (9,9 %), Kosova me (26,0 %) dhe Spanja me (87,5 %).

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia me (-24,0 %), Zvicër me (-48,0 %) dhe Hollanda me (-4,0 %).

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sipas Bankës së Shqiperisë vendet kryesore partnere me te cilat shkëmbejmë mallra janë: Italia, Greqia, Gjermania, Turqia dhe vendet e rajonit si Kosova, Maqedoni, Serbia dhe Mali i zi.

Ne 5 vitet e fundit mesatarisht rreth 27 %e importeve tona kanë ardhur nga Italia, 15% nga Greqia, 7% nga Turqia, 2% nga vendet e rajonit dhe rreth 28% nga vendet e tjera evropiane. 68% e eksporteve tona kanë shkuar në Itali, 9% në Greqi, 10 % në vendet e rajonit dhe 5% në Gjermani.

Pjesën më të madhe të importeve tona në 5 vitet e fundit e zënë: makineri dhe pajisje(22%); ushqime, pije e duhan(17%), materiale ndërtimi(16%) minerale, lëndë djegëse, energji(15%); teksile dhe këpucë(11%).

Për këtë periudhë, eksportet tona janë kryesisht: tekstile dhe këpucë(50%); materiale ndërtimi dhe metale(16%); minerale, lëndë djegëse, energji(13%); ushqime, pije,duhan(7%).

Sa i përket vitit  2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me vitin 2016 , janë: Italia me (5,7 %), Turqia me (11,2 %) dhe Greqia me (9,2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania me (-7,7 %), Kina me (-2,6 %) dhe Franca me (-4,4 %).

Me hyrjen në ekonominë e tregut dhe me hapjen ndaj tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, fluksi i importeve në Shqipëri u rrit ndjeshëm si rezultat i boshllëkut (mungesës të mallrave në treg), i rritjes të kërkesës së brendshme dhe i pamundësisë së prodhimit të brendshëm për t’iu përgjigjur këtyre nevojave shpërthyese. Megjithëse rritjet që kanë shënuar eksportet gjatë kësaj periudhe, deficiti tregtar vazhdojnë të thellohen vit pas viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN