MENU
klinika

Kulturë kombëtare

Foto të rralla/ Shqiptarët e viteve 1820 -1890

25.01.2019 - 00:02

Shqipëria e viteve 1820-1890, ka pritur e përcjellë, ngjarje e personazhe mjaft të ndryshëm e po aq edhe të rëndësishëm.

Ndër këto vite jetuan njerëz me peshë të madhe në ruajtjen dhe formësimin e kulturës, e më tepër dhe formimin e shtetit shqiptar të mëvonshëm.

Ndër to mund të përmendim: Thimi Mitkon, thellues i njohurive mbi folklorin shqiptar të Rilindjes;

Haxhi Ymer Prizreni, ndër themeluesiot dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;

Pashko Vasë Shkodrani, mendimtar dhe krijues rilindas;

Naum Veqilharxhi, i cili krijoi një alfabet krejtësisht origjinal për gjuhën shqipe;

Gavril Dara i Riu, shkrimtar i njohur;

Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari më i madh i Rilindjes;

Abdyl Frashëri, ideolog dhe aktivist i Lidhjes së Prizrenit;

Kolë Idromeno, piktor i shquar i Rilindjes;

Ishte periudha kur kishte një bum të botimit të veprave nga mendimtarë, shkrimtarë e aktivistë për çështjen shqiptare.

Nisi hapja e shkollave të para shqipe;

Nisi fillin organizimi i një shoqërie për kulturë dhe arsim të shqiptarëve; etj;

Pjesë e këtyre kohëve ishin dhe burrat e mëposhtëm në foto, njerëz të thjeshtë dhe foto të rralla që paraqesin stilin e asokohe.

-Ushtarë shqiptarë (Xhandarë në Kairo Egjipt) 1860

-Shqiptar 1890

-Shqiptar 1890

-Shqiptar 1890

-Shqiptar 1820/40

-Shqiptar në Bosnje-Sanxhak 1890

-Tregtar/shitës shqiptar 1890

-Shqiptar 1840/60