MENU
klinika

Detajet

Fotot/ Rama nis detyrën si ministër i Jashtëm

23.01.2019 - 10:11

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot detyrën e tij të re, një ditë pas betimit të tij nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm.

Kreu i qeverisë ka shkuar në Ministrinë e Jashtme, ndërsa është pritur në këtë institucion nga ish-ministri Ditmir Bushati.

Kujtojmë se dje Rama qëndroi në Presidencë vetëm 6 minuta, ku u zhvillua ceremonia e betimit.

Pak pas betimit, Rama ka dalë duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Rama u betua si ministër një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ dhe emërimin e tij edhe në postin e ministrit.

Bushati u shkarkua me 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij.

Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar si ministër i jashtëm me 78 vota pro. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama vendosi të marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta kandidaturës së Gent Cakës me pretendimin se nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte pajisur me certifikatë sigurie. Kjo çështje shkaktoi përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë, ndërsa Rama ka thënë se mazhoranca do padisë presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës sapo ky organ të formohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN