MENU
klinika

I "njolloset" emri

Freeman akuzohet për ngacmim seksual

18.01.2019 - 16:14

Një tjetër emër i njohur është “njollosur” nga akuzat e ngacmimeve seksuale. Aktori Morgan Freeman akuzohet për ngacmim seksual të mbesës së ndjerë, të gruas së tij të parë Jeanette Adair Bradshaw.

Gjatë gjyqit që u mbajt ndaj vrasësit të mbesës E’Dena Hines, Lamar Davenport, nëna e viktimës akuzoi aktorin e famshëm të Hollywood-it se ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe fajësoi atë për vdekjen e saj.

Lamar Davenport, 33 vjeç, është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet mbikëqyrje pas lirimit, pasi qëlloi disa herë me thikë për vdekje partneren e tij Hines, nën efektin e drogës. Freeman, 80 vjeç, gjithmonë i ka mohuar akuzat në lidhje me marrëdhënien e tij me mbesën e gruas. Edhe 33-vjeçarja E’Dena Hines ka treguar para se të ndërronte jetë se e donte Freeman si një gjysh.