12.01.2019 - 17:02
Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në fshatin Çiflig. Viktima është Vasil Mati 65 vjeç, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak.
Ai u gjet nga fqinjët në rrugën e ish-SMT-së, ndërsa trupi është dërguar në morg për autopsinë mjeko ligjore.