MENU
klinika

Refugjatët

Gjermania, rekord azilkërkuesish të dëbuar. Shumica, në Itali

21.01.2019 - 16:49

Gjermania ka kthyer në 2018-ten një numër rekord refugjatesh në vendet e tjera ë Bashkimit Europian. Shumica e azilkërkuesve të dëbuar u dërguan në Itali.

Veprimet e saj diktohen nga rregullorja e Dublinit e Bashkimit Europian, ku nënvizohet qartë se aplikimet duhet të përpunohen në vendin e parë të mbërritjes. Raporti i Ministrisë së Brendshme, i siguruar nga e përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung, tregon se në periudhën Janar-Nëntor të vitit të kaluar, gati 8,660 refugjate janë larguar nga Gjermania pasi iu kërkua një gjë e tillë.

Kjo bën që transferimi i azilkërkuesve nga Gjermania drejt vendeve të tjera të BE-së gjatë 2018-tës të kenë mbërritur në 24,5 %, nga 15.1 % që ishte në 2017-tën.

Shtimi i numrit të deportimeve të personave të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ishte një prej objektivave të ministrit të Brendshme Horst Seehofer, i cili e kërkonte me këmbëngulje si pjese te politikave qe synojne reduktimin e fluksit te refugjateve dhe përmirësimin e menaxhimit të kërkesave për azil nga zyra federale të emigracionit.

Kriza e emigracionit atje nisi ne fundin e 2014-tës me intensifikimin e eksodit të personave që i largoheshin konflikteve dhe varfërisë në Siri, Irak, Afganistan apo Somali.