MENU
klinika

Video

Gjetja e re/ Studentët i përgjigjen Ramës me Isopolifoni (VIDEO)

11.01.2019 - 14:46

Protesta e studentëve është zhvendosur në ambjentet e brendshme të fakulteteve.

Prej dy ditësh një pjesë e studentëve kanë vendosur të ngujohen në auditore, ku disa prej tyre kanë kaluar edhe natën aty, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.

Ashtu sikurse ka ndodhur që prej fillimit të protestës së studentëve në fillimt të dhjetorit, vëmendje ka tërhequr pankartat dhe mesazhet e tyre kreative.

Ndërkohë, kreyministri Rama ndër të tjera teksa foli për protestën e studentëve sot, u ndal edhe tek mesazhet që ka shkëmbyer me të rinjtë, ku një pjesë të madhe të tyre i cilësoi si të paedukatë.

Për këtë një grup studentësh i janë përgjigjur me këngë isopolifonike.

Për më tepër ndiqni videon!