MENU
klinika

Ndryshimet

Gjobat online për shoferët, qeveria merr vendimin

30.01.2019 - 20:18

Qeveria miratoi vendimin e kërkuar nga Ministria e Brendshme për vendosjen e gjobave ndaj shoferëve vetëm online. Sipas këtij vendimi, procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2.

“Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në vendim, i cili ngarkon këtë ministri, atë të Financave dhe Ekonomisë si dhe Policinë e Shtetit për zbatimin.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kërkesa për gjobat online është e hershme pasi në vitin 2017 ishte ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se synimi nëpërmjet kësaj risie është ulja e abuzimeve. Ai tha se kjo gjë nuk është parashikuar në buxhet, sepse janë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë me donacione.

” Gjatë vitit që vjen kemi parashikuar që të sigurojmë disa pajisje shtesë që kanë të bëjnë me policinë rrugore. Rritjen e pikave të kontrollit me radar. Së dyti informatizimin dhe procesin e vendosjes së gjobave dhe të mos ketë gjobë që mos mbushet me dorë nga polici rrugor dhe prerja e gjobës do të jetë elektronike për tu ulur abuzimin. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet për shkak se jamë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë përmes donacioneve

I kam kërkuar qeverisë austriake që të vlerësojë një masterplan për informatizimin elektornik të të gjitha akseve rrugore të Shqipërisë. Që do të thotë vendosjen e radarëve elektronikë në të gjitha akset, në zona të nxehta ku është e nevojshme që të ketë një vëzhgim elektornik më të shtuar sepse përbëjnë zona të nxehta si dhe një menaxhim me salla komandimi të të gjithë këtij fluksi informacioni në të 12 qarqet. Ky projekt shpresoj që në 1 janar të shpallet publikisht.”, ishte deklarata e Xhafaj më 8 nëntor 2017