MENU
klinika

Deklarata

Gjonaj: Së shpejti paketa antikrim

29.01.2019 - 10:57

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thënë se janë marrë masa për rritjen e sigurisë në burgje dhe se prokurori De Raho sjell ne vendin tone eksperiencën italiane.

Gjatë një konference ku merrte pjesë edhe prokurori i anti-mafias italiane, Gjonaj u shpreh se reforma ne drejtësi po jep frytet e para.

Masa për rritjen e sigurisë ne burgje. De Raho sjell ne vendin tone eksperiencën italiane dhe lufta kundër krimit mbetet prioritet absolut. Paketa antikrim do prezantohet shume shpejt. Reforma ne drejtësi po jep frytet e para dhe jemi ne faze vendimtare për te ardhmen europiane.

Vendi ynë ka ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për hapje e bisedimeve për anëtarësimin. Ky do jetë një proces i gjatë, por ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshme. Hapja e negociatave do të sjellë një mirëqenie më të madhe”– tha Gjonaj.