MENU
klinika

Deklarata

Gjykata e dënoi për shpifje, reagon avokati i Bashës

21.01.2019 - 13:30

Vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e kryedemokratit Basha për shpifje e ka komentuar edhe përfaqësuesi i tij ligjor, Gazmend Bardhi.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Bardhi e cilësoi vendimin si qesharak dhe tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri.

“Qeverisja është kapja e sistemit të drejtësisë. Këtë e tregoi vendimi sot. Gjykata ka bërë të qeshë çdo njeri që e lexon vendimin. Mjafton që policia e Taulant Ballës të thotë se ai nuk ka lidhje.

Sepse për gjykatën ka rëndësi vetëm atë që thotë policia e Taulant Ballës. Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama dënon njeriu që akuzon jo të dënuarin.

Edhe komisarin Dritan Zaganin e dënuan për akuzat ndaj Tahirit. Lulzim Basha ka informuar siç ka bërë gjithë këto vite për fakte kriminale, kjo është situata sot në Shqipëri. Ai që thotë të vërtetën dënohet”, u shpreh ai.