MENU
klinika

Flet zyrtari grek

Greqia ftoh marrëdhëniet me Tiranën zyrtare

04.01.2019 - 13:08

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougkalos, duke folur pas ndryshimeve të fundit të bëra në qeverinë Rama ka komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se marrëveshja mes palëve kishte arritur në nivele të kënaqshme por që u la pas.

Në një intervistë radiofonike, së cilës i referohen mediat greke, ai flet për raportin e Greqisë me fqinjët, duke u ndalur edhe në marrëdheniet me Tiranën zyrtare.

ministri grek-konica.al

“Aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën”, ka thene ai.

Sipas tij, “për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme. Përpjekja jonë është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”- thote ai.