MENU
klinika

Nga çfarë duhet të keni kujdes!

Gripi i shpendëve, shkaqet dhe simptomat!

22.01.2019 - 15:13

Gripi i shpendëve është shkaktuar nga një lloj virusi i gripit që rrallë infekton njerëzit.

Janë identifikuar më shumë se dhjetëra lloje të gripit të shpendëve, duke përfshirë dy llojet që kanë infektuar më së shumti njerëzit – H5N1 dhe H7N9. Kur gripi i shpendëve godet njerëzit, mund të jetë vdekjeprurëse.

Shpërthimet e gripit të shpendëve kanë ndodhur në Azi, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe pjesë të Evropës. Shumica e njerëzve që kanë zhvilluar simptoma të gripit të shpendëve kanë pasur kontakt të ngushtë me zogjtë e sëmurë. Në disa raste, gripi ka kaluar nga një person në tjetrin.

gripi i shpendeve tek femijet-konica.al

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e gripit të shpendëve mund të fillojnë brenda dy deri në shtatë ditëve të infektimit, varësisht nga lloji i virusit. Në shumicën e rasteve ato i ngjajnë atyre të gripit të zakonshëm, duke përfshirë:

-Kollë;

-Ethe;

-Dhimbje të fytit;

-Dhimbjet e muskujve;

-Dhimbje koke;

-Frymëmarrje e ngadaltë;

Disa njerëz kanë të përziera, të vjella ose diarre. Dhe në disa raste, një infeksion i butë i cili është i vetmi tregues i sëmundjes.

Shkaqet:

Gripi i shpendëve ndodh natyrshëm tek shpendët e egër ujorë dhe mund të përhapet tek ato shtëpiake, si pulat, gjelat, rosat dhe patat. Sëmundja transmetohet nëpërmjet kontaktit me fecet e një zogu të infektuar, ose sekrecione nga hunda, goja ose sytë e tyre.

Tregjet e pakontrolluar , ku vezët dhe shpendët shiten në kushte të pasigurta, janë burime të infeksionit dhe mund ta përhapin sëmundjen në gjithë komunitetin.

Mishi i pazier mirë i shpendëve ose vezët nga zogjtë e infektuar mund të transmetojnë gripin.

gripi i shpendeve tek femijet-konica.al

Faktorët e rrezikut:

Faktori më i madh i rrezikut për gripin e shpendëve duket të jetë kontakti me zogj të sëmurë ose me sipërfaqe të kontaminuara nga puplat, pështyma ose feçet. Modeli i transmetimit njerëzor mbetet misterioz. Në shumë pak raste, gripi i shpendëve është transmetuar njerëzit. Por ndonëse virusi nuk përhapet më lehtësi midis njerëzve, zogjtë e infektuar paraqesin rrezikun më të madh.

Komplikimet:

Njerëzit e prekur nga gripi i shpendëve mund të kenë komplikime kërcënuese për jetën, duke përfshirë:

-Pneumoni;

-Probleme të frymëmarrjes;

-Mosfunksionim i veshkave;

-Problemet e zemrës;

Parandalimi:

Vaksina e gripit të shpendëve:

Administrata e ushqimit dhe barnave ka miratuar një vaksinë për të parandaluar infektimin me një lloj të virusit H5N1 të gripit të shpendëve.

Kjo vaksinë mund të përdoret në një shpërthim të tillë për të siguruar mbrojtje derisa të zhvillohet dhe prodhohet një tjetër vaksinë – e projektuar për tu mbrojtur kundër formës specifike të virusit që shkakton këtë grip. Hulumtuesit vazhdojnë të punojnë për lloje të tjera të vaksinave të gripit të shpendëve.

Rekomandime për udhëtarët:

Nëse jeni duke udhëtuar në Azinë Juglindore ose në ndonjë rajon me shpërthime të gripit të shpendëve, merrni parasysh këto rekomandime për shëndetin publik:

Shpendët dhe produktet e vezëve:

Për shkak se nxehtësia shkatërron viruset e shpendëve , të gatuar ata nuk janë kërcënim për shëndetin.

Sidoqoftë, është mirë që të merren masa paraprake gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, pasi ato mund të jenë të kontaminuara edhe me salmonelë ose baktere të tjera të dëmshme.