MENU
klinika

Detajet

Gruaja e 50-vjeçarit që u ekzekutua, police/ Detaji që mund të zbulojë autorët

30.01.2019 - 16:39

Ngjarja që ndodhi sot në mes të ditës ku u vra një 50-vjeçar, ish-efektiv policie, ka tronditur kryeqytetin. Nën zë banorët pëshpërisin dhe aludojnë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse në rrugë, përveç viktimës, 50-vjeçarit Arben Bilali do kishte dhe njerëz të tjerë, apo fëmijë.

Ka dyshime se viktima ka qenë duke ecur, nisur nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup, por ende nuk është ndërtuar skena e vrasjes. Ndërkohë në vend që janë gjetur dhe shumë gëzhoja.

Grupi hetimor ka shpresa se mund të nxjerrë shenja në gëzhojat e mbetura, por dhe nga identifikimi i makinës

Por një rol kyç e kanë dhe dëshmitarët, pasi policia po punon për ndërtimin e një identikiti të autorëve. Bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçari i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 i vranë vëllain Leonard Bilali në të njëjtin vend ku ai u ekzekutua sot.