MENU

Taksa ndaj mallrave serbe

Hahn: Presim përgjigje nga Kosova!

09.01.2019 - 18:55

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, shpreson që gjatë këtyre ditëve Qeveria e Kosovës të përgjigjet lidhur me taksën e vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas mediave serbe, Komisioneri Hahn është shprehur në Bruksel se për barrierat tregtare do të bisedohet në një format të veçantë, ndërsa për taksën duhet të gjendet një zgjidhje, shkruan telegraf.

“Shpresoj në një përgjigje nga Kosova gjatë këtyre ditëve. Për këtë nisen nga fakti se gjatë këtij viti do të hapen kapituj të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Hahn.

hahn-konica.al

Kërkesën për heqje të taksës e ka përsëritur edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, pas takimit që ka pasur të martën me delegacionin kosovar për dialog me Serbinë, të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Kërkesa e tyre është kundërshtuar hapur nga kryeministri Haradinaj i cili është shprehur se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.