24.01.2019 - 13:10
Banorët e Rrogozhinës janë shprehur të shqetësuar, pasi sipas tyre rreth 300 hektarë tokë të fshatit Okshtun në Rrogozhinë rrezikojnë që këtë verë mos të vaditen.
Ata kanë treguar shkakun, i cili sipas tyre është lënia hapur e rezervuarit në fshatin e tyre.
Banorët kërkojnë rivënien e portës në rezervuar, e cila u hoq 6 muaj më parë për riparim.
Rivendosja e portës bën që uji mos të shkojë dëm dhe të përdoret prej tyre për vaditjen e tokave në verë.