MENU
klinika

Shqiptari në gjendje të rëndë

Humbi një sy nga shpërthimi i një bombe!

01.01.2019 - 19:12

Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombe artizanale në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit të djeshëm (31 dhjetor 2018) në lagjen ‘Kipseli’ në Athinë.

Poicia mbajti sekret fillimisht ngjarjen derisa forcat e antiterrorit grek kryen hetimet e duhura. Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka humbur një sy dhe ka djegie të shumta në fytyrë dhe këmbë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangjelizmo. 30-vjeçari shqiptar ka qenë duke kaluar kur shpërtheu bomba e vendosur në hyrje të dyqanit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shpërthimi i bombës shkaktoi dëme në dyqan dhe në një kamion që ishte parkuar aty pranë.