Kreu i FRESSH, Eljo Hysko, i është përgjigjur me anë të një shënimi në Facebook, ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit shkruante se Edi Rama po hakmerret ndaj këtij forumi se morën pjesë në protestën studentorë.
Hysko në shënimin e tij shkruan se kjo ësthë një përgjigje e detyruar ndaj Berishën duke shtuar se nuk e imagjinon sot se çfarë mund të ndodhte nëse FRPD-ja do protestonte kur në qeveri ishte PD-ja.
“Sali Berisha nuk mund ta imagjinojë se aktivistë të një force politike mund të ishin pjesë të një proteste të sikletshme ndaj qeverisë që mbeshtesin, sepse ai i ka detyruar të tijët të mbronin publikisht krime si Gerdeci, të justifikonin vrasjen e 4 individëve në 21 janar si dhe shumë krime e mekate të tjera gjatë kohës që ai ka qeverisur”, shkruan më tej kreu i Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar.
REAGIMI I PLOTË
Një përgjigje e detyruar ndaj sb.
Në një kohë kur studentët do të paguajnë 50% më pak tarifë, ata me mesatare mbi 9 apo nga familje me ndihmë ekonomike, do të kenë ARSIM FALAS dhe do të përfitojnë 100 mije lek bursë, ka filluar puna për transformimin e konvikteve, punësimin e ekselentëve në administratë, krijimin e kartës së studentit etj, Sali Berishën e paska zëne meraku për trajtimin e FRESSH-it nga kryetari ynë, Edi Rama!
Kur lexon te tilla shfaqje të sharlatanizmit politik, s’ke si të mos ndjesh keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient!
FRESSH është organizata rinore politike e cila ka mbajtur një qendrim parimor dhe luajal në raport me protestën dhe kërkesat e studentëve, duke i mbështetur ato.
Jam kurioz, edhe pse imagjinata ime nuk e kap dot, cfare do të kishte bërë Saliu nëse FRPD-ja do kishte protestuar qofte edhe për ngrohjen globale, gjatë qeverimit të zoterisë!
Por ne po ashtu kemi mbështetur dialogun, si normalitetin më fillestar demokratik në kushtet kur kryeministri e ka kerkuar këtë nga studentet dhe si fillesën e një procesi transformues të universitetit.
Ndërkohë haptazi forumet e tjera, ku shkëlqejnë për kapacitete muskuloze, forumi i rinisë berishiane ka uzurpuar megafonin e studentëve duke e kthyer në Dolby Stereo të shiritave magnetofonike të Shqupit dhe Çizmes!
Që nga dita e parë dhe deri më sot aktivistët e FRESSH kanë mbajtur qendrimin e tyre individual dhe kjo është shënja më e madhe e demokracisë së brëndshme së këtij forumi dhe të vetë Partisë Socialiste.
Ky qendrim, i paimagjinueshëm për drejtuesin e fundit autoritar në tranzicion është një nxitje për shfrenimin e fantazive me presione e diversione staliniste.
Sali Berisha nuk mund ta imagjinojë se aktivistë të një force politike mund të ishin pjesë të një proteste të sikletshme ndaj qeverisë që mbeshtesin, sepse ai i ka detyruar të tijët të mbronin publikisht krime si Gerdeci, të justifikonin vrasjen e 4 individëve në 21 janar si dhe shumë krime e mekate të tjera gjatë kohës që ai ka qeverisur.
FRESSH do të jetë gjithnjë në mbështetje të procesit transformues për universitetin, duke e konsideruar protestën e studentëve zanafillën e tij.
Sa për idenë e hedhur nga kryetari Edi Rama, per te liberalizuar ne statutin e PS krijimin e organizatave të tjera të tjera me PS, kjo quhet të jetosh me kohen jo të sulmosh FRESSH-in.
Por për Doktorin e Byrose Politike të Enverit dhe Pacientin e politikës shqiptare të ditëve të sotme, kjo është e pakuptueshme, sepse për të politika është lufte e njeriut ujk kunder ujkut njeri!