MENU
klinika

Bilanci i viktimave

I ftohti / Pas Korçës, gjendet një tjetër person i vdekur në Durrës

14.01.2019 - 11:02

Vetëm brenda 24 orëve janë shënuar dy viktima nga i ftohti në vend.

Pas Korçës, viktima e radhës është shënuar në Durrës, duke e çuar në 4 bilancin e viktimave nga i ftohti.

Një endacak është gjetur i vdekur brenda portit të qytetit bregdetar, në lagjen numër 4.


Viktima, i identifikuar si Viktor Dhima u gjet në një bodrum dhe bazuar në dëshmitë e qytetarëve ai është i pastrehë.

Policia bën me dije se shkak për humbjen e jetës është bërë i ftohti dhe konsumimi i tepërt i alkoolit.