MENU
klinika

Deklarata

I kallëzoi në Prokurori/ Autoriteti i Dosjeve-Sheshit: Janë marrë masat!

29.01.2019 - 14:15

Ditën e sotme prokurori Bujar Sheshi bëri një kallzim penal kundër Autoritetit të Dosjeve pas akuzave si ish-sigurims me pseudonimin “Venusi”.

Sheshi ka paditur AISSH me akuzën “Falsifikim Dokumentesh”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij institucioni. Kryetarja Gentiana Sula pas një takimi me ambasadoren gjermane ka thënë për mediat se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe se janë bërë verifikimet e duhura.

“Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë të gjithë masat”, tha Sula.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN