MENU
klinika

E zbulon futbollisti

I kërcënoi familjen, Kanye West i soset durimi

03.01.2019 - 21:45

Kanye West dhe Drake duket se janë në ditët e tyre më të këqija dhe së fundmi futbollisti Johnny Manziel ka zbuluar gjithçka rreth tyre.

Sherri mes tyre ka nisur para disa kohësh, por arriti kulmin kur Drake tregoi se e ndjek ende bashkëshorten e Kanye në rrjete sociale.

Johnny është mik i afërt i Drake dhe jeton pranë shtëpisë së Kanye dhe Kim në Calabasas, prandaj di shumë gjëra rreth kësaj historie.

Drake Kim Kardashian Kanye West

“Gjithçka po ndodh në cep të rrugës. Kështu që jam në mes të kësaj. Mezi pres të shoh më shumë, por Kanye është i frikësuar. Duket se Kanye është pak i shqetësuar për Drake. Ndoshta ai do telefonojë dikë për të rrahur Drake ose një gjë të tillë”, tha Johnny për TMZ.

Një gjë e tillë mund të ndodhë pasi ylli i hitit “In my feelings” e kërcënoi para disa javësh dhe Kanye dëshiron të hakmerret.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain