MENU
klinika

Deklarata

I zuri vendin si ministër/ Gjiknuri ‘fjalë zemre’ Belinda Ballukut

17.01.2019 - 16:53

Damian Gjiknuri i kaloi punën zyrtarisht pasardhëses së tij, Belinda Ballukut, një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjiknuri në fjalën e tij nuk kursen batutat, ndërsa shprehet se i gjithë fjalimi i mbajtur ishte me ‘fjalë zemre’.

Damian Gjiknuri:Unë do e thërras shkurt Bela, gjej rastin t’i uroj suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese por edhe interesante, falenderoj stafin. Kaluam me rezultate por dhe dështime, se edhe ato janë pjesë e jetës.

Bela njihet me një pjesë prej jush, sfidat sjellin sfida të reja. Jam i bindur se Bela i ka mundësitë, kapacitetin dhe vullnetin që këto nisma t’i çojë përpara. I kam thënë mua do më kesh këshilltar për çdo gjë, kyci i punës këtu është të inkurajosh stafin, të bashkëpunosh me stafin. Ju uroj shumë sukses ty dhe stafit që do punojë me ty. E kishim pa përgatitje këtë, ishin fjalë zemre.

gjiknuri-konica.al

Belinda Balluku: Para së gjithash ndihem e nderuar që më është dhënë mundësia të drejtoj një dikaster të rëndësishëm si ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sigurish unë vi nga brenda kësaj ministrie, kam drejtuar një sektor të rëndësishëm si navigimi ajror. Vlerësoj punën që keni bërë, Damiani dhe jam këtu për të vazhduar atë që ka nisur. Absolutisht besoj se gjëja më e mirë për t’u bërë është mbyllja e punëve të nisura si kantiereve që janë hapura.

Për shkak të festave na u dha mundësia për të pasur një tranzicion.