MENU
klinika

Informaliteti në tregun e punës

INSTAT: 60% e shqiptarëve pa sigurime shëndetësore

31.01.2019 - 14:00

Rreth 60% e shqiptarëve nuk kanë asnjë formë të sigurimit shëndetësor“, kështu është bërë me dije në një anketë të fundit të realizuar nga INSTAT dhe ISHP.

Në shifrat e publikuara vihet re se 62% e femrave nuk janë të siguruara.

Femrat e moshës 15-49 vjeç, konkretisht 32% e tyre janë të mbuluara nga sigurimi shëndetësor shtetëror ndërsa nga programi i sigurimeve shoqërore janë të mbuluara rreth 14% e grave.

Në rradhën e meshkujve janë rreth 64% e tyre që nuk janë të siguruar.

Për meshkujt në moshën 15-49 vjeç mbulimi me sigurime është më i ulët se për femrat, konkretisht: 29% mbulohen nga fondet shtetërore dhe 9% nga programi i sigurimeve shoqërore.

Mbulimi me sigurime shëndetësore për meshkujt dhe femrat sipas qarqeve:

-Kukës: Vetëm 13% e burrave dhe grave mbulohen nga sigurimet shëndetësore shtetërore ose nga kontributet shoqërore e shëndetësore.

-Tiranë: 68% e grave dhe 50% e burrave janë të mbuluar me sigurime shëndetësore.

Mbulimi me sigurime shëndetësore sipas arsimit:

-Arsim fillor ose 4-vjeçar: 17% e femrave dhe meshkujve janë të siguruar
-Universitet ose arsim parauniversitar: 84% e grave dhe 69% e meshkujve janë të siguruar.

Shifrat e larta të publikuara nga INSAT tregojnë informalitetin në tregun e punës dhe kontributin e ulët në skemë.

Kujtojmë këtu që sipas shifrave zyrtare në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kontribuojnë rreth 763 mijë kontribuues.