“Padrejtësi të tmerrshme dhe prapakthim shqetësues për lirinë e mediave në vend”, kështu e kanë cilësuar organizatat ndërkombëtare të mediave vendimin e një gjykate në Mal të Zi për të dënuar me 1 vit e gjysmë burg gazetarin hulumtues, Jovo Martinoviç.
Martinoviç akuzohet për trafikim droge dhe lidhje kriminale, akuza këto që çuan në vendimin për burg nga gjykata e Podgoricës.
Gazetari i ka mohuar akuzat duke i cilësuar si hakmarrje për raportimet e tij për krimin vendor dhe ndërkombëtar.
“Jam dënuar pasi jam gazetar”, tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës
Ai ishte duke hulumtuar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015.