MENU
klinika

Akuzat

Ish-komandanti i UÇK lirohet nga burgu

25.01.2019 - 13:57

Ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe ishte dënuar me 6 vjet burg.

Sot është liruar me kusht ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi dhe do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi tha para disa ditësh se po mbahet në burg pa asnjë të drejtë ligjor.