MENU
klinika

“Mos i braktisni ëndrrat”

Ish-ushtari i UÇK, tashmë tenor me famë botërore

23.01.2019 - 19:48

Ramë Lahaj është kthyer në një nga tenorët më të mëdhenj në botë, i cili ka besuar në ëndrrat dhe tij dhe ka mposhtur vështirësitë e mëdha duke i realizuar ato.

20 vite më parë, ai ishte ushtar i UÇK dhe këtë e ka bërë vetë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku ka dashur të japë edhe një mesazh për të rinjtë.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat e tyre, por të kthehen në luftëtarë të fuqishëm për të fituar betejat që jeta e nxjerr përpara.

Postim i tij në Facebook

20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande.

Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.