MENU
klinika

Arti dhe kultura

Italia dhe Shqipëria aktivitete, si do bashkëpunohet?

25.01.2019 - 12:49

Një memorandum mirëkuptimi është firmosur nëpërmjet Universitetit të Arteve de Conservatorio di Musica ‘’Tito Schipa’’ të Leçes. Ky bashkëpunim ka për qëllim të jetë i vazhdueshëm për të realizuar nismat dhe manifestimet e ndryshme artistike-kulturore, programeve formuese, njohjen më të thellë të artit dhe kulturës nëpërmjet dy vendeve.

 Kjo nismë duke vënë në dispozicion kompetencat e personelit akademik, të studentëve dhe të ekspertëve të fushës.

Nisma dypalëshe u zhvillua në prezencën e Ambasadës së Republikës së Italisë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë të përfaqësuar nga drejtoresha e këtij instituti, Alessandra Bertini Malgarini, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë përfaqësuar nga sekretarja e parë për çështjet kulturore, znj. Ledia Mirakaj, nga drejtori dhe zv. drejtori i Conservatorio di Musica “Tito Schipa” Leçe, Itali, maestro Giuseppe Spedicati dhe maestro Corrado De Bernart, përfaqësuesi i zyrës së rajonit të Puglia-s në Tiranë, Claudio Polignano. Gjithashtu ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Arteve prof. Kastriot Çaushi, dekani i Fakultetit të Muzikës prof. dr. Isak Shehu, zv. dekane prof. assoc. Merita Rexha Tërshana, përgjegjësi i departamentit të interpretimit, prof. Arben Llozi, përgjegjësi i sektorit të projekteve, prof. Pjetër Guralumi.

Ky bashkëpunim do të zhvillohet me një alternim nga të dyja vendet  gjatë gjithë vitit. Kjo për të realizuar një stinë kulturore muzikore të quajtur festivali italo-shqiptar. Në lidhje me studimet do të fillojnë procedurat e njohjeve për thithjen e fondeve europiane dhe për finalizimin e aktiviteteve të projektit.

Nismat, manifestimet artistiko-kulturore si dhe programet formuese të cilat do të zbatohen në kontekstin e kësaj marrëveshjeje kuadër, do të detajohen hap pas hapi me akte të tjera, të cilët do t’i bashkëngjiten këtij protokolli dhe duke u bërë pjesë e integruar e tij.

Sipas deklaratës për media:

“Ky protokoll mirëkuptimi do të ketë efektet e veta që nga data e nënshkrimit të tij nga të dyja palët dhe do të mbetet në fuqi për një kohëzgjatje 3 vjeçare.”

Në vazhdim në Universitetit të Arteve, si në Sallën e Madhe të Koncerteve, Bibliotekën Shkencore, galerinë FAB u zhvillua një aktivitet njohës dypalësh për të vlerësuar profesionalizmin pedagogjik dhe kërkimin shkencor në fushën e artit dhe të kulturës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit