Me qeverinë populiste të Italisë që mbështet protestat e “Jelekverdhëve”, Franca duhet të kuptojë se si dhe pse është bërë objektivi kryesor i kritikave italiane.
Mbështetja e udhëheqësve populistë të Italisë për protestat e “Jelekverdhëve” në Francë është disi e çuditshme për Bashkimin Evropian. Asnjëherë më parë asnjë prej gjashtë vendeve themeluese të projektit evropian nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të një tjetri.
Për më tepër, Italia po hedh poshtë vlerat themelore evropiane të tolerancës dhe respektit për institucionet demokratike.
Rritja e tensioneve midis qeverive franceze dhe italiane janë pjesërisht rezultat i konkurrencës midis dy partive në pushtet.
Kjo u reflektua kohët e fundit në retorikën e fortë anti-franceze nga udhëheqësi i Lëvizjes pesë yje, Luigi Di Maio. Por ndjenja anti-franceze në Itali ka rrënjë të thella, dhe ekziston mes elitave dhe popullit.
Marrëdhëniet franko-italiane kanë qenë gjithmonë komplekse.
Tani çështja më e rëndësishme është nëse populistët e Italisë do të jenë e ardhmja e Francës. Natyrisht, ky skenar nuk është më i pakonceptueshëm.
Në vend që politikanët të bashkohen nga shpresa dhe besimi, ata i bashkon vetëm një dëshirë e përbashkët për të shkatërruar sistemin ekzistues.
Barazia e respekti janë shumë të rëndësishme. Poshtërimi mund t’i shtyjë njerëzit në urrejtje, siç po përjeton aktualisht Macron. Për më tepër, demokracia përfaqësuese është e brishtë dhe e çmuar. Duhet të mbrohet me çdo kusht nga armiqtë e saj autoritarë të jashtëm, si dhe nga kundërshtarët e brendshëm.
Franca, ndërkohë, duhet të mbajë qëndrimin e saj të moderuar, të arsyeshëm, por të vendosur dhe të mos angazhohet në luftëra me Italinë.
Në vend të kësaj, ajo duhet të përpiqet të kuptojë se si dhe pse ajo u bë objektivi kryesor i fqinjit të saj transalpin. Një reflektim kritik mund të ndihmojë Francën që të kapërcejë ndarjet e saj të brendshme dhe të parandalojë që populizmi i Italisë të marrë pushtetin në Paris.
Dominique Moisi është Këshilltar i Lartë në Institutin Montaigne në Paris. Ai është autori i librit “La Géopolitique des Séries” dhe “Triomphe de la peur”.