MENU
klinika

Përgatisni këtë kurë bimore!

Jeni të stresuar dhe në ankth?

31.01.2019 - 15:40

Ankthi dhe stresi po bëhen shumë problematikë për shëndetin e njerëzve, sidomos këto dekadat e fundit.

Këto fenomene i vuajnë afërsisht 150 milion njerëz në të gjithë botën. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) parashikon që ky numër me këto diagnoza rritet dita-ditës, sepse shumë shkaqe ndikojnë në përparimin e tyre si: varfëria, papunësia, mirëqënia e jetesës nën vlerat minimale jetie, pasiguria e jetës, katastrofat natyrore, konfliktet mes shteteve, përplasjet fetare, kërcënimet terroriste dhe mosushqyerja apo mosdiagnostikimi në kohë i sëmundjeve.

Të gjitha këto çojnë në një rritje të madhe të stresit përballë halleve të jetës për mbijetesë dhe mënyrat për të përballuar peshën e jetës.

Merrni nje gjethe menexhik. Me të filluar shqetësimet mbajeni poshtë gjuhës për 5-10 minuta. Kjo mund të përsëritet 2-3 javë rresht

Lëngu i dy kokrrave të limonit ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet para gjumit.

Ankthi shfaqet edhe nga gjëndrat tiroide, prandaj duhet trajtuar mirë. Merrni në mënyrë të barabartë, lule Bliri, Rozmarinë, lule Kamomili dhe Valerinë, nga një lugë gjelle nga këto bimë të grimcuara. Ziejini në 500 gr ujë për 5-10 minuta. Pastaj kullohen dhe pihen çdo darkë para gjumit të ëmbëlsuar me sheqer apo mjaltë sipas dëshirës.

Merrni një lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara, nga bari i Bletës, Mendra, Valeriana, Kamomil dhe gjethet e dy Mëllagave. I zieni në 2 litra ujë për 10-15 minuta. Të kullohen e të pihet 1 gotë në mëngjes esëll dhe 1 gotë në mbrëmje vonë.

Përveç ankthit, shfaqet stresi, pagjumësia dhe marrja e mendëve. Të gjitha këto shkojnë zinxhir dhe duhen trajtuar me disa metoda për kurimin e tyre. Këta të sëmurë duhet të mënjanojnë ngacmimet nervore, psiqike, mërzitjen, emocionet e forta, mbilodhjen mendore dhe fizike. Të bëjnë një jetë të rregullt. Ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i bollshëm, të mënjanojnë abuzimet me alkoolin dhe duhanin. Gjumi duhet të bëhet i qetë dhe i rehatshëm.

Trëndafili i egër. Në 2 litra ujë hedhim 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara, që i ziejmë për 20-30 minuta. Këto hidhen në momentin e valimit dhe ziehen ngadalë. Pas ftohjes, kullohen me napë katërshe në mënyrë të tillë që të mos mbeten qime të holla të trëndafilit, që të mos depërtojnë në fyt, sepse ngacmojnë dhe acarojnë fytin e stomakun. Pihet çdo vakt para buke e ngrohtë dhe ëmbëlsuar me mjaltë.

Valojmë 2 litra ujë. Në momentin e valimit hedhim 10 lugë gjelle me lule të thara. E lëmë 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga 1 gotë uji në vakt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN