MENU
klinika

Cila ishte lidhja e tij me shqiptarët?

John Belushi/ Kush ishte femra që e vrau me dozë kokaine?

24.01.2019 - 16:17

John Belushi lindi në Chicago, Illinois, USA. Djali i Agnes Belushi, shitëse nga brezi i parë i Shqiptaro-Amerikanëve dhe i Adam Belushit, një emigrant shqiptar punonjës në një restorant, i cili braktisi fshatin e tij të lindjes në 1934, në moshën 16-vjeçare.

Belushi i vogël u rrit në kishën Orthodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton (Wheaton), ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos.

John takon gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit. Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij.

Okazioni i parë i suksesit si humorist erdhi në 1971 kur ai i bashkohet trupës së humoristëve “The Second City” në Çikago, Illinois. Falë karikaturës së habitshme mbi qëndrimin e ndjerë e të parregullt në skenë të këngëtarit Joe Cocker, u pranua tek National Lampoon’s Lemmings.

Belushi fiton famë kombëtare nga roli i tij tek Saturday Night Live. Mes dy sezoneve të spektaklit, realizon një nga filmat e tij më të famshëm, “Animal House”.

Siç kanë vënë në pah shumë biografi të Belushit, gjatë tridhjetëvjetorit të tij (1979), filmi gjendej në vend të parë, albumi i tij gjendej në vend të parë në ShBA dhe Saturday Night Live ishte shfaqja më e ndjekur gjatë mbrëmjes.

I intervistuar mbi kujtimet për John Belushin, Dan Aykroyd, tregoi se shpesh John, kur mbaronte provat e SNL, shfaqeve apo filmave, i lodhur siç ishte, paraqitej papritur në shtëpitë e fqinjëve, të miqve, apo dhe të panjohurve, hante ushqimin e tyre dhe ndonjëherë e zinte gjumi, duke mos u paraqitur për ditët e ardhshme në punë.

Kjo ishte shtysa për parodinë e skeçit “The thing that wouldn’t leave”, ku Belushi mërzit një çift në shtëpinë e tyre duke u kërkuar për të ngrënë, gazeta dhe revista për të lexuar dhe duke mbajtur nën kontrollin e tij televizorin.

Aycroyd e quajti atë “I ftuari i Amerikës”.

Ai braktis Saturday Night Live në 1979 për të vazhduar karrierën kinematografike. Belushi do të realizojë 4 filma gjatë karrierës së tij dhe tre prej tyre, “1941”, “Neighbors” dhe më i famshmi “The Blues Brothers” u realizuan me bashkëpunëtorin dhe mikun e tij, gjithashtu “ish-nxënës” i SLV, Dan Aykroyd.

Belushi ishte shumë bujar me miqtë dhe të afërmit e tij dhe shpesh iu jepte para borxh kur ata ia kërkonin. Ai përdori një pjesë të parave për t’i blerë të atit një fermë afër San Diegos dhe ndihmoi disa miq të ngrinin një tregti të tyren në Çikago.

Ndihmoi gjithashtu vëllain e tij Jim Belushi të gjente një vend tek “Second City”, ku dhe ai kish luajtur gjatë viteve të parë të karrierës së tij.

Ana e tij bujare duket edhe gjatë lojës tek “The Blues Brothers”; ai interpreton shpesh këngë të artistëve blues, të cilët do të përfitonin kështu nga të drejtat e autorit.

Më 5 mars 1982, Belushi u gjend i vdekur në dhomën e tij në Bungalow nr.3, Sunset Bulevard në Los Angeles, California. Shkaku i vdekjes ishte një injeksion kokaine përzier me heroinë.

Natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij (veças) miqtë Robin Williams dhe Robert De Niro, secili prej të cilëve e lanë Belushin në shoqërinë e shumë të tjerëve, mes të cilëve dhe Cathy Smith. Autopsia vërtetoi se shkaku i vdekjes ishte i lidhur me drogën.

Dy muaj më vonë, Smith pranoi gjatë një interviste se ajo ia kish injektuar dozën Belushit natën e vdekjes. Pas publikimit të artikullit “Unë vrava Belushin” çështja u rihap.

Smith u ekstradua nga Toronto dhe u arresua me akuzën per vrasje me paramendim. Më pas akuza u reduktua në vrasje të pavullnetshme dhe ajo u dënua me 18 muaj burg.

Në një nga paraqitjet e fundit të tij në TV, Belushi luan një rol për një serial humoristik “Police Squad!”. Sipas sugjerimit të producentit, Robert K. Weiss, Belushi u filmua kokëposhtë në një pishinë, i vdekur.

John për pak nuk vdiq i mbytur gjatë xhirimit të skenës. Kjo skenë nuk u transmetua kurrë.