MENU
klinika

Këshilla

Ju dhemb fyti? Përdorni mënyra natyrale trajtimi!

24.01.2019 - 15:03

Dhimbja e fytit është një simptomë e një infeksioni bakterial ose viral, siç është i ftohti i zakonshëm.

Dhimbjet e fytit janë të zakonshme, më shpesh te fëmijët dhe adoleshentët, pasi rezistenca e tyre fizike ndaj viruseve dhe baktereve ende nuk është zhvilluar plotësisht.

Simptomat

Simptomat përfshijnë skuqje dhe ënjtje të fytit, të shoqëruara me thatësi dhe gëlltitje të dhimbshme.

Shkaqet

Dhimbjet e fytit zakonisht shkaktohen nga infeksionet virale, por mund të jenë edhe për shkak të infeksioneve bakteriale, ekspozimit ndaj substancave irrituese si tymi i cigares, reaksionet alergjike, infeksionet e gojës dhe/ose ftohja dhe gripi.

Kujdes!

Dhimbjet e fytit rrallë herë janë të rënda. Megjithatë, nëse dhimbja e fytit nuk shërohet brenda dy javësh ose shoqërohet me një skuqje të lëkurës, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Trajtime natyrale për dhimbjet e fytit

Ushqimi

Duhet të pini ujë të pastër të filtruar, çajra bimor të nxehtë, lëngje frutash të holluara me ujë dhe lëng mishi organik.

Ndiqni një dietë me ushqime organike që përfshjnë perimet e freskëta dhe supë. Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik ose të ndjeshëm.

Mos shtoni toksina në sistemin tuaj, kështu që mbani parasysh:

– Mos konsumoni asnjë ëmbëlsues artificial;

– Mos pini pije të gazuara;

– Shmangni të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë;

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara;

– Eliminoni prodhimet konvencionale të qumështit.