MENU
klinika

Vendimi

Juridiku vendos, ja çdo të ndodhë me mësimin

29.01.2019 - 18:44

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë që dëshirojnë t’u kthehen auditoreve do të nisin procesin mësimor pasditen e nesërme në orën 14:00 pranë ambjenteve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Sipas studentëve, çdo godinë është njësoj, mjafton që të bëhet mësim.

“Çdo orë e humbur është shumë dhe është shumë e rëndësishmë të bëjmë mësim, qoftë dhe në gjimnaze. E rëndësishme është që të fillojë mësimi për ne, pastaj besoj se do të hapet shkolla dhe ne për pak ditë mund të jemi atje. Është zgjidhja e vetme e mundshme në këto momente, duke qenë se ne jemi paralizuar” shprehen disa nga studentët që dëshirojnë mësim.

Nga ana tjetër, studentët që po protestojnë nuk e shohin zëvendësimin e orëve në godinë tjetër si zgjidhje.

“Nuk zgjidhet asgjë duke ndërruar një godinë sepse shumica e studentëve do të vazhdojnë të jenë këtu, kjo do të jetë një godinë e hapur”. shprehen ata