MENU
klinika

Paradoksi kafkian

Kafka ishte Praga dhe Praga ishte Kafka

05.01.2019 - 12:56

Në dekadat e para të shekullit të njëzet, Praga përfaqësonte një bashkëjetesë të jashtëzakonshme midis tri kulturave: kulturës çeke, gjermane dhe hebraike, pa lënë pas dore influencën austriake dhe italiane, falë të cilave u zhvillua një periudhë e rëndësishme letrare.

Në sfondin e këtij qyteti, shkrimtari çek Franz Kafka frekuentonte kafenetë dhe qarqet letrare, duke u ushqyer me stimujt që ajo i ofronte, duke u bërë kështu protagonisti i një lloj “metamorfoze”, e cila, sipas fjalëve të shkrimtarit Johannes Urzidil, e bëri atë të bëhet vetë qyteti:

“E megjithatë Kafka ishte Praga dhe Praga ishte Kafka. Praga nuk kishte qenë kurrë më parë kaq e përkryer dhe e pazakonshme, dhe kurrë më nuk do të ishte siç pati qenë gjatë jetës së Kafkës. Dhe ne, miqtë e tij… e dinim se ajo Pragë bartej gjithandej në punën e Kafkës, në grimca shumë të bukura. Në çdo rresht të tijin ne mundemi dhe mund ta shijojmë atë”.

Shkrimtari çek Franz Kafka lindi në Pragë në vitin 1883, në një familje çifute dhe shumicën e jetës së tij e kaloi në këtë qytet. Në shkrimet e tij, gjykuar nga disa si shprehja e parë e lëvizjes filozofike të ekzistencializmit, ekziston në të vërtetë një ndjenjë e madhe e hutimit dhe ankthit rreth ekzistencës.

Qyteti i Pragës paraqet një rol kyç në shumë vepra të tij, duke vepruar si suaza të fabulave, duke e mbushur subjektin me atmosferën e saj dhe nganjëherë duke hyrë në lojë si një personazh i vërtetë. Kjo për vetë faktin se shkrimtari nuk reshti së qeni pjesë aktive e jetës së vendlindjes së tij.

Ai ndoqi shfaqje teatrore dhe ngjarje kulturore të të gjitha llojeve. Ishte posaçërisht i përfshirë në jetën shoqërore dhe megjithëse gjuha e tij amtare ishte gjuha gjermane, ai gjithmonë tregoi admirim të madh ndaj gjuhës çeke dhe shprehjeve të saj, aq sa zhvilloi një lloj ndjesi kulturore nacionaliste.

Ja përse Praga është e mbushur me “vende kafkiane”, nga vendqëndrime të dashura për filozof-shkrimtarin, të cilat mund të ripërshkohen në mënyrë ideale. Ende e shohim si një student të gjermanishtes dhe jurisprudencës, duke u endur nëpër korridoret e Universitetit antik “Carlo”, në të cilin ai u diplomua në vitin 1906.

E rishohim Kafkën që ndjek një shfaqje në gjuhën gjermane në operën Stàtni, godina shtetërore e operës i quajtur dikur Teatri i Ri Gjerman, ose në çekisht Teatri Kombëtar.

Nga Ditarët e tij kuptohet gjithashtu se ai e donte kabarenë, shumë në të vërtetë janë shënimet në lidhje me shfaqjet e Luzern Hall. Pasi admiroi veprat e teatrit folklorik jidish në Savoy Café, lindi miqësia e tij e thellë me aktorin kryesor të shoqërisë Jizchak Löwy.

Megjithëse, Kafkën mund ta parafytyrojmë akoma më mirë në një nga tavolinat e kafeneve letrare. Kishte me dhjetëra në qendër të Pragës, në qytetin e vjetër dhe në atë të ri. Shumica kishin një klientelë fikse, që i përkiste një grupi të caktuar shoqëror.

Për gjermanët, një bërthamë e vogël e futur në qytetin çek, kafja ishte një vend takimi i vërtetë. Mirëpo, kishte edhe vende si Arco dhe Union që shndërroheshin në një vendtakim midis komuniteteve çeke dhe gjermane, duke bashkuar përfaqësuesit e Pragës artistike dhe letrare.

Ndërmjetësit mes dy komuniteteve ishin zakonisht hebrenj, në fakt ata i zotëronin të dyja gjuhët. Këto bare shërbenin si pika takimi, si kontakte, frymëzim, argëtim dhe relaksim. Me raste bëheshin dhoma leximi apo vende debati, imagjinoni pak që për klientët më të rëndësishëm kamerierët ofronin gazetat kryesore lokale dhe ndërkombëtare.

Nuk ishte e çuditshme që përkrahësit të kalonin gjithë pasditen vetëm me një kafe. Kafka ishte një vizitor i përhershëm dhe vlerësohej shumë nga bashkëkohësit për aftësinë karakteristike si një dëgjues i matur.

Kafka, lindur si qytetar i mbretërisë austro-hungareze u shndërrua në krenarinë çekosllovake, pa dyshim përfaqësonte edhe Pragën hebraike dhe kush e di se çfarë do të kishte thënë nëse do kishte qenë dëshmitar i masakrës shkaktuar nga nazistët në qytetin e tij, në geton hebraike, shpopulluar nga dëbimet, viktima të së cilës qenë edhe vetë motrat e shkrimtarit.

 

Ekzistencializmi i tij me siguri do të ishte bërë edhe më i vrazhdë, kurse vizioni i tij i jetës do të ishte kthyer në diçka brutale tragjike…. “dhe prapë Kafka ishte Praga dhe Praga ishte Kafka”.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!