MENU
klinika

Debatet politike

Kanioni i Holtës, ‘fushë-beteja’ PS-PD?

26.01.2019 - 10:09

Kanionet e Holtës në Gramsh pritet të jenë vendi i përballjes sot mes Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër.

Kjo pasi Partia Demokratike ka organizuar sot në mesditë një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në Holtë të Gramshit. Ndërkohë që dy orë më herët Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të kenë një aktivitet.

Sipas njoftimit zyrtar nga dy ministritë Balluku dhe Klosi do të zhvillojnë një diskutim publik me banorët e zonës pikërisht për HEC-in e planifikuar në këtë kanionin e Holtës.

Ky HEC-është kundërshtuar nga banorët, ndërsa pak ditë më parë deputeti i qarkut të Elbasanit si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se “Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit”.

Ai u shpreh i sigurt se kërkesa do të merret në shqyrtim dhe kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit.

Ndërkohë dy ditë më parë ministrja Balluku e cilësoi të papranueshëm rastin e ndërtimit të HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh dhe tha se në bashkëpunim ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi do të trajtohet në formën e një diskutimi me banorët.

“Nga ana tjetër, kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh. Së bashku me Ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave. Por, dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”,- tha Balluku.

Dje deputeti demokrat Luciano Boci iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë jo vetëm për Holtën. Deputeti demokrat shkruante në “Facebook” se po zhduken bukuri natyrore për ca fitime miliona euroshe dhe se është mbytur Gramshi, Skrapari, Librazhdi dhe Zagoria me HEC-e.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës