28.01.2019 - 12:00
Janë shënuar tensione tek fakulteti i Drejtësisë, ku studentët vijojnë bojkotin e mësimit dhe protestën e tyre.
Dy grupe studentësh, të ndarë në ata që duan mësim dhe ata që s’duan mësim janë përplasur me njëri-tjetrin.
Grupi i studentëve që vijojnë ngujimin nuk lejojnë pjesën tjetër që të realizohet mësim deri në plotësimin e kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë, gjë e cila ka krijuar dhe tensione dhe përplasje mes palëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dita e 16-të e protestës